E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lezhë–Ishull Lezhë, makina përplaset me shtyllën dhe përmbyset në rrugë

Një aksident është regjistruar në aksin Lezhë–Ishull Lezhë, pranë lagjes SMT, mbrëmjen e kësaj të mërkure (21 janar). Bëhet me dije se një automjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi, për t’u përmbysur më pas në mes të rrugës.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›