E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin e vjetër Fier-Vlorë, përplasen dy automjete! Njëri prej tyre godet një këmbësor, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier-Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa një këmbësor ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes njëri prej drejtuesve të mjeteve ka humbur kontrollin e automjetit, duke goditur një këmbësor që ndodhej në afërsi të rrugës.

Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e përplasjes së dy automjeteve dhe dinamikën e aksidentit.

Ende nuk ka informacione të detajuara mbi gjendjen shëndetësore të këmbësorit të plagosur.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›