E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksion për pastrimin e plazhit të Semanit në Fier

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Plazhi i Semanit ishte sot në qendër të një aksioni pastrimi të zhvilluar nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër.

Ekipet e institucionit u angazhuan në mbledhjen e mbetjeve përgjatë gjithë bregut të plazhit të Semanit, me synim përmirësimin e pastërtisë së mjedisit dhe zvogëlimin e ndotjes në zonat më të frekuentuara dhe më të ndjeshme.

Ky aksion është pjesë e fushatës së përmuajshme të ndërgjegjësimit dhe pastrimit, që do të zhvillohet gjatë gjithë muajit dhjetor, me fokus mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e bukurisë së zonave tona.

Për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e tokës, Agjencia Kombëtare e Mjedisit nëpërmjet Agjencive Rajonale të Mjedisit prej fillimit të dhjetorit ka filluar një fushatë pastrimi në disa qytete të vendit në zonat turistike të tyre.

1 nga 6

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›