E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksione pastrimi në vija lumore, bregdet dhe monumente natyre

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Stafet e administratave të zonave të mbrojtura po zhvillojnë aksione pastrimi në territor.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj në një postim në rrjetet sociale ndau momente nga puna për pastrimin e lumit të Bunës, lumin e Tërkuzës, Kepin e Rodonit dhe bregdetin e Divjakës.

“Në vija lumore, brigje, peizazhe ujore e monumente natyre, stafet e zonave të mbrojtura u organizuan në aksione pastrimi në territor, për të pastruar mbetjet që ndotin e dëmtojnë biodiversitetin e thesareve tona të natyrës”, theksoi Jaupaj.

Ministri Jaupaj falënderoi të gjithë nxënësit e shkollave dhe vullnetarët që iu bashkuan këtij misioni në emër të natyrës.

Ky aksion ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen e ambientit, të përmirësojë gjendjen e ekosistemeve dhe të nxisë një kulturë të qëndrueshme mjedisore në nivel lokal dhe kombëtar.

1 nga 8

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›