E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, në pranga 3 persona

Tre persona janë arrestuar në Mirditë këtë të mërkurë (15 tetor), të akuzuar për kultivim kanabisi.

Sipas policisë, 2 prej personave të arrestuar, vëllezër, kanë kultivuar bimë narkotike dhe kanë kultivuar kanabis në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë. Policia ka sekuestruar 40 kilogramë kanabis, në proces tharje, 4 automjete dhe 5 celulare.  

Në pranga kanë rënë A. R., 33 vjeç, banues në Mirditë; M. Z., 34 vjeç, banues në Mirditë; dhe E. Z., 38 vjeç, banues në Mirditë.

Policia njofton se operacioni policor i koduar “Processing” vijon, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›