E Diel, 1 Nëntor 2026

Puna në Teatrin e ri Kombëtar, Rama: Vepër arkitektonike që do transformojë qytetin

Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar po merr formë çdo ditë e më shumë. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale disa foto nga vazhdimi i punimeve, duke theksuar se ndërtimi i kësaj vepre po ecën me ritme të larta dhe pa ndërprerje.

“Dita-ditës po merr jetë një vepër arkitektonike që do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës bashkëkohore,” shkruan Rama në postimin e tij, duke e shoqëruar me pamje të reja nga kantieri.

Teatri i Ri Kombëtar është projektuar si një hapësirë multifunksionale, që do të përfshijë salla moderne shfaqjesh, hapësira për aktivitete artistike dhe një infrastrukturë të përshtatur për produksione bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Punimet për ndërtimin e godinës së re së Teatrit Kombëtar nisën në fund të vitit 2023, pas prishjes së ndërtesës së vjetër në qershor të vitit 2020, që u shoqërua me debate të gjera publike, ndërsa sipas parashikimeve  ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2026.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›