E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori britanik, vizitë me Ballën në Librazhd



Ambasadori britanik, Fraser Wilson, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla, zhvilluan një vizitë në bashkinë e Librazhdit dhe komunën e Sterblevës. Gjatë kësaj vizite ambasadori u njoh me problematikën e kësaj zone si dhe me projektet për zhvillimin e infrastrukturës dhe turizmin malor. Ambasadori britanik i ka premtuar deputetit Balla investime nga biznesi britanik për turizmin malor në këtë zonë. Kjo është një zonë me shumë probleme në infrastrukturë dhe ka nevojë për investime me qëllim zhvillimin e turizmit, pasi deri më sot për të nuk është dhënë asnjë investim. Qetësia, ajri i pastër dhe gjelbërimi, ofrojnë mundësi të shumta për turistët e huaj dhe vendas të cilët dëshirojnë të njihen me bukuri të pazbuluara të natyrës shqiptare.

25 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›