E Diel, 1 Nëntor 2026

Anketimi i INSTAT në 4558 familje, rezultatet do të orientojnë politikat sociale

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Instituti i Statistikave (INSTAT), në bashkëpunim me ministritë e linjës dhe partnerët, diskutuan për interpretimin e rezultateve paraprake dhe hartimin e raportit të Anketës së Treguesve të Shumëfishtë me Bazë në Familje (MICS), një etapë e rëndësishme në përpunimin e të dhënave për hartimin e politikave publike.

Sipas INSTAT, ky takim shënon fazën në të cilën të dhënat e mbledhura gjatë anketës shndërrohen në analiza dhe rekomandime konkrete për politika më efektive.

“Anketa MICS mblodhi informacion në 4558 njësi ekonomike familjare të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Tashmë, fokusi do të jetë në interpretimin e kujdesshëm të këtyre të dhënave për të krijuar evidencë të besueshme që do të mbështesë hartimin e politikave për mirëqenien e fëmijëve”, bën të ditur INSTAT.

Instituti thekson se rezultatet e MICS do të kontribuojnë në hartimin e strategjive kombëtare për të drejtat e fëmijëve, arsimin dhe mbrojtjen sociale, duke ndihmuar institucionet të identifikojnë nevojat dhe të ndërmarrin politika të bazuara në evidenca.

Sipas INSTAT, procesi dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe partnerëve për forcimin e sistemit statistikor kombëtar dhe mbështetjen e vendimmarrjes në Shqipëri.

1 nga 3

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›