Aparaturë moderne në Maternitetin e Tiranës- Tek Koço Gliozheni janë kryer 20 ndërhyrje të suksesshme

Mbi 20 ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme janë kryer në maternitetin Koco Gliozheni me pajisjen me të re të Laparoskopisë e cila bën të mundur realizimin e ndërhyrjeve precize mini-invazive me më pak komplikacione, por dhe shërim të shpejtë.
Pacientja e fundit e cila i është nënshkruar kësaj ndërthurjeje e diagnostikuar me diagnozën komplekse Fibroyoma uteri ka përfunduar ndërhyrjen me sukses dhe gëzon shëndet të plotë.
“Me laparaskopinë e re ne kemi mundësi të realizojmë procedura të një teknikaliteti të lartë me profesionalizëm. Janë bërë mbi 20 procedura”, tha doktori obstetër gjinekolog, Redi Hoxhallari.
Sipas mjekëve, kjo teknologji e avancuar do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e trajtimeve kirurgjikale, duke i bërë ato më të sigurta dhe më efektive për pacientët.
/RTSH/