E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren që do të shqyrtojë ankimimin e Ballukut

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Gjyqtarja e Posaçme e Gjykatës së Apelit, Miliana Muça, do të shqyrtojë ankimin e bërë nga zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Gjithashtu Muça do të shqyrtojë edhe ankimin e Erald Elezit dhe Gentian Gjylit, të cilët kundërshtojnë vendimin e Shkallës së Parë që caktoi për ta masën “arrest shtëpie”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal”, njoftoi Gjykata.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›