E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen për hashash dy të moshuar

Janë arrestuar dy të moshuar gjatë një aksioni të policisë së Fierit për asgjësimin e kanabisit të mbjellur në vend. Sipas policisë janë gjetur bimë narkotike në art me misër në pronësi të shtetasve Koli Zaka nga Libofsha, 62 vjeç dhe Avdulla Buzi nga Mbrostari, 74 vjeç. Ky i fundit për shkak të moshës pas arrestimit është lënëtë hetohet në gjendje te lire. Mësohet se nga kontrolli i ushtruar në pronën e shtetasit Zaka nga Daullasi komuna Libofshëjanë gjendur 170 rrënjë bimë narkotike Kanabisativa me një lartësi prej 2.5 metra të cilat ishin në fazën e pjekjes. Policia mbas konstatimit të këtyre bimëve i ka asgjësuar, të njëjtën gjë ka bërë edhe me 190 rrënjë bimë narkotike të gjetura në në bacen mbrapa banesës midis rreshtave të hardhive dhe drurëve frutore të ndryshëm të shtetasit Avdulla Buzi nga Mbrostar –Urra .

Dobjani: Arrestimi i pleqve për kanabis, statistikë fiktive e policisë

Ndërsa policia i ka parë si të suksesshme veprimet që po kryhen në kuadër të luftës kundër kanabisit, përfshi këtu edhe ndalimin e disa personave të moshës së tretë, me rezerva ka folur për këtë të fundit avokati i popullit Ermir Dobjani.

Veprimet per ndalimin e disa prej personave te ndaluar për çështjen e hashashit për Dobjanin janë fiktive, sidomos kur flitet për moshat e treta.Është e dyshimtë si këto bimë të mbillen dhe të jenë në kujdesin e moshave 70 apo 80 vjeç tha Aokati i Popullit, pyetur për këtë problem, dhe policia duhet të gjejë autorët e vërtetë.

Policia nuk duhet të kënaqet thjesht me publikimin e këtyre shifrave,duke ndihmuar në dhënien e statistikave fiktive , tha Dobjani, por tëgjejë dhe vendosëpara përgjegjësisë autorët e vërtetë. Këta persona thjesht marrin përgjegjësitë, ndërsa mund të jenë bij të tyre ose të afërm autorët, të cilët policia duhet ti vendosë para përgjegjësisë për të mos dhënë shifra fiktive. Gjatë dy viteve të fundit ka një shifër jo të papërfillshme të personave që janë vënë në pranga, mosha të treta, ku nuk mungojnë edhe ato mbi 80 vjeçare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›