Arrestohet 36-vjeçari në Durrës, akuzohet se vodhi 8 biçikleta

Një 38-vjeçar, autor i dyshuar i vjedhjes së 8 biçikletave në Durrës, është arrestuar nga policia.
Në kuadër të operacionit “Bicycle 3” u vu në pranga shtetasi Safet.T, 36 vjeç banues në Durrës, njofntojnë uniformat blu.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 8 vjedhjeve të biçikletave, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Policia vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas./vizionplus.tv