Arrestohet 42-vjeçari në Tiranë, dhunoi dhe tentoi të djegë bashkëjetuesen

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Sipas policisë, i arrestuari gjithashtu ka tentuar ta djegë atë dhe banesën e tyre.
Në pranga ka rënë shtetasi A. Ll., 42 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv