Plagoset rëndë i riu në Durrës, u godit me gur në kokë nga një 29-vjeçar

Një 20-vjeçar nga Durrësi ka mbetur i plagosur rëndë pasi është goditur me gur në kokë nga një 29-vjeçar.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shteasin J.B, i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
29-vjeçari dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, në lagjen nr.15, Durrës, ka goditur me gur, në kokë, shtetasin H. K., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës./vizionplus.tv