E Diel, 1 Nëntor 2026

BE nënshkruan hyrjen e Sllovakisë në Euro

8 korrik – Ministrat e Financës të BE-së kanë rënë dakord që të lejojnë Sllovakinë të bëhet vendi i dytë në Europën Lindore që do të adoptojë euron. Ata kanë nënshkruar një dokument ku pranojnë që koruna sllovake të këmbehet për 30.126 ndaj euros.

Ministrat kanë pranuar propozimin e Komisionit Europian që të  zgjerojnë rajonin e euros në 16 në datën 1 janar të vitit të ardhshëm. Vlera e këmbimit të euros është vendosur në Maj kur EU lejoi që koruna të forcohej në kursin e këmbimit ndaj euros, dhe ky ishte edhe testi paraprak për të vërtetuar stabilitetin e monedhës.

Sllovakia, e cila ndjek Slloveninë me futjen në eurozonë, pret që ekonomia sllovake të përfitojë nga heqja e barrierave të kursit të këmbimit.

“Ne kemi negociuar që të negociojmë kursin më të fortë të mundshëm” – tha Ministri i Financave të Sllovakisë, Jan Pociatek. “Është në përfitim të qytetarëve dhe kursimeve të tyre, dhe sigurisht në përfitim të kompanive”.

Ky vendim nuk ishte shumë surprizues për tregun – tha Elisabeth Gruie, strategjist i kurseve të këmbimit në BNP Paribas, banka më e madhe në Francë.

Që të adoptosh euron, inflacioni i matur sipas metodave evropiane dueht të jetë jo më shumë se 1.5 pikë përqindje mbi mesataren e tre vendeve evropiane me inflacionin më të vogël.

Norma e inflacionit e Sllovakisë ka qenë jo më shumë se 2.6% në muajin Maj. Qeveria mendon se inflacioni mund të mbetet nën limit edhe pas adoptimit të euros.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›