BERLIN – Merz: Gjermania mbështet sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

BERLIN, 22 qershor /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu sot mbështetjen e tij për sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
“Për ne, dhe për mua personalisht, nuk ka asnjë arsye për të kritikuar atë që Izraeli filloi një javë më parë – dhe asnjë arsye për të kritikuar atë që Amerika bëri gjatë fundjavës së kaluar”, tha Merz në një takim, në Berlin.
“Nuk është pa rrezik, por lënia e gjërave ashtu siç ishin, gjithashtu nuk ishte një opsion”, tha kancelari gjerman, duke e përshkruar udhëheqjen e Iranit si regjimin terrorist të botës.
Merz tha se veprimet e Izraelit ishin edhe në interes të Gjermanisë.
“Ata po bëjnë diçka që është në edhe interesin tonë”, tha ai.
Kancelari tha se ishte optimist se konflikti me Iranin nuk do të përshkallëzohej.
Por, ai vuri në dukje se bllokada e korridorit detar të Ngushticës së Hormuzit do të kishte pasoja të paparashikueshme ekonomike. //a.i/