DOHA – Katari mbyll përkohësisht hapësirën ajrore ndërsa frika e hakmarrjes nga Irani rritet

DOHA, 23 qershor /ATSH-DPA/- Katari ka mbyllur hapësirën e tij ajrore përkohësisht për të siguruar sigurinë e qytetarëve, banorëve dhe vizitorëve të tij, njoftoi sot Ministria e Jashtme në një deklaratë.
“Autoritetet njoftojnë pezullimin e përkohshëm të trafikut ajror në hapësirën ajrore të vendit. Kjo është pjesë e masave paraprake të marra bazuar në zhvillimet në rajon”, tha ministria.
Vendimi vjen mes shqetësimeve në rritje se interesat e SHBA-së në rajon mund të bëhen objektiva të hakmarrjes iraniane, pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane. Katari strehon Bazën Ajrore al-Udeid të ushtrisë amerikane.
Më herët, Ambasada Amerikane në Doha u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Katar të strehoheshin deri në njoftim të tjetër. //a.i/