UASHINGTON – SHBA: Nuk janë raportuar viktima në Katar pas sulmit iranian me raketa

UASHINGTON, 23 qershor /ATSH-DPA/- Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar se Irani ka lëshuar sot disa raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në bazën ajrore al-Udeid, në Katar.
“Për momentin, nuk ka raportime për viktima amerikane”, tha Pentagoni në një deklaratë.
“Ne po e monitorojmë situatën nga afër”, sipas deklaratës.
Ministria e Mbrojtjes e Katarit deklaroi se mbrojtja ajrore kishte interceptuar sulmin me raketa që kishte në shënjestër Bazën Ajrore al-Udeid.
Një përfaqësues izraelit tha se Irani kishte lëshuar gjithsej 10 raketa në objektivat amerikane në Katar sot në mbrëmje.
Katari njoftoi mbylljen e hapësirës së tij ajrore përpara sulmeve iraniane.
Gjatë fundjavës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën tre centrale bërthamore kryesore në Iran – në mbështetje të Izraelit. //a.i/