E Hënë, 2 Nëntor 2026

BERLIN – Ministrja e Zhvillimit premton 200 milionë euro ndihmë emergjente për Gazën

BERLIN, 15 tetor /ATSH -DPA/ –  Gjermania do të ofrojë të paktën 200 milionë euro ndihmë emergjente afatshkurtër për rindërtimin e Rripit të Gazës, njoftoi sot Ministrja e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan.

“Kjo është shuma që tashmë është e parashikuar në buxhet”, tha Radovan gjatë një podcasti lajmesh.

“Aty ka fonde që i kemi mbajtur pezull për shkak të situatës. Mund t’i bëjmë këto fonde të disponueshme relativisht shpejt”, tha Radovan.

Ajo gjithashtu bëri të ditur disa ditë më parë se Gjermania do të ofrojë ndihmë kalimtare, për shembull për strehim emergjent, që do të jetë e disponueshme menjëherë.

Në podcast, Radovan theksoi se fondet do të monitorohen me rigorozitet. “Ne kemi mekanizma të kujdesshëm auditimi, të cilët do të forcohen dhe do të sigurojnë që asnjë para të mos arrijë tek Hamas. Do të ndjek me kujdes se ku shkojnë paratë”, tha ajo.

Gjermania gjithashtu do të organizojë një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Rripit të Gazës së bashku me Egjiptin, e cila pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Kajro. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›