BERLIN – Qindra vetë festojnë pas lirimit të pengjeve nga Gaza

BERLIN, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Qindra njerëz u mblodhën sot në qendër të Berlinit për të festuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Më parë, Hamasi dorëzoi 20 pengjet e mbetura të gjalla Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Ata u dërguan përsëri në Izrael pas 738 ditësh në robëri.
Atje, pengjet iu nënshtruan kontrolleve mjekësore dhe ju dhanë veshje të reja, para se të ribashkoheshin me familjet e tyre.
Policia e Berlinit vlerësoi se rreth 500 persona morën pjesë në tubimin “Coming Home” në mbrëmje. Shumë prej tyre mbanin simbole solidariteti me personat e kmarr peng nga Hamas.
Një këngëtar performoi në skenë, ndërsa rabiu i njohur i Berlinit, Yehuda Teichtal, kërcente.
Komisioneri gjerman për Anti-Semitizmin, Felix Klein, dhe presidenti i Shoqatës Gjermano-Izraelite, Volker Beck, mbajtën fjalime të shkurtra për të shënuar kthimin e pengjeve. /Ad.Ab./