E Hënë, 2 Nëntor 2026

IZRAEL – Momente emocionuese ndërsa pengjet e liruara ribashkohen me familjet

TEL AVIV, 13 tetor /ATSH-DPA/- Njëzet pengjet e mbijetuara të liruara nga grupi militant palestinez “Hamas” po trajtohen në spitalet izraelite dhe po mbahen larg publikut për momentin.

Video të shkurtra të publikuara nga ushtria izraelite treguan pamje të ribashkimeve thellësisht emocionuese që kanë prekur kombin.

Në pamjet e regjistruara, të afërmit qajnë, bërtasin dhe përqafojnë të dashurit e tyre pas dy vitesh larg.

Imazhet dhe videot, të shpërndara gjerësisht në media sociale, tregonin Omri Miran duke luajtur me dy vajzat e tij të vogla për herë të parë në dy vjet; vëllezërit që u mbajtën peng të veçuar dhe më në fund ata janë në gjendje të jenë sërish pranë njëri-tjetrit.

Gjithashtu ne video, midis të liruarve është Avinatan Or, i cili u ribashkua me të dashurën e tij, Noa Argamani.

Të dy u rrëmbyen veçmas më 7 tetor 2023, gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi në festivalin muzikor Nova. Argamani u shpëtua nga forcat izraelite në qershor 2024.

Sot në mëngjes, Hamasi ia dorëzoi pengjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq pas 738 ditësh në robëri.

Ata u kthyen në Izrael, iu nënshtruan kontrolleve mjekësore, dhe u pajisën me rroba të pastra përpara se të ribashkoheshin me familjet e tyre. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›