E Martë, 3 Nëntor 2026

BM – Londra: Ndalimi i programit bërthamor të Iranit është “një gjë e mirë”

LONDËR, 23 qershor /ATSH-DPA/- Parandalimi i Iranit për të siguruar armë bërthamore është një “gjë e mirë” për Britaninë e Madhe, tha “Downing Street”, ndërsa refuzoi të komentonte nëse sulmet e SHBA-së ndaj vendit ishin të ligjshme.

Një zëdhënës i Zyrës së Kryeministrisë tha se fokusi i qeverisë ishte sigurimi i një zgjidhjeje diplomatike – pas sulmit të SHBA-së kundër programit bërthamor të Iranit gjatë fundjavës.

“Jemi të qartë se parandalimi i Iranit për të siguruar armë bërthamore është një gjë e mirë për këtë vend”, tha ai.

“Por, fokusi ynë është zgjidhja diplomatike. Ky është prioriteti dhe kjo është ajo për të cilën po punon çdo anëtar i kësaj Qeverie dhe ky ka qenë fokusi i thirrjeve me partnerët ndërkombëtarë gjatë fundjavës”, theksoi ai.

Por, i pyetur nëse sulmet kishin shkelur të drejtën ndërkombëtare, zëdhënësi nuk pranoi të komentonte.

Më herët, sekretari i Jashtëm Britanik, David Lammy i kërkoi Iranit të angazhohej në bisedime, ndërsa e paralajmëroi Teheranin kundër bllokimit të Ngushticës së Hormuzit ose sulmit ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme.

Kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëroi dje se ekziston rreziku që kriza të përshkallëzohet përtej Lindjes së Mesme.

“Është një rrezik përtej rajonit, dhe kjo është arsyeja pse i gjithë fokusi ynë ka qenë në uljen e tensioneve, rikthimin e negociatave – pasi ky është një kërcënim shumë real në lidhje me programin bërthamor”, tha Starmer. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›