E Martë, 3 Nëntor 2026

BM – “Ryanair” anulon 800 fluturime në LM

LONDËR , 2 korrik /ATSH-DPA/ – Kompania ajrore “Ryanair” ka anuluar mbi 800 fluturime gjatë muajit qershor për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, veçanërisht mes Izraelit dhe Iranit, si dhe sulmeve të vazhdueshme në Gazë.

Këto anulime përfshijnë fluturime drejt dhe nga qytete si Tel Avivi dhe Amani, me pezullime që zgjasin deri më 30 shtator 2025.

Transportuesi irlandez me kosto të ulët është ndër linjat ajrore që kanë anuluar dhe ndryshuar itinerarin e fluturimeve për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, si dhe sulmeve të vazhdueshme në Gazë.

Javën e kaluar, fluturimet u pezulluan në aeroportin e Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për shkak të vonesave dhe anulime të mëtejshme.

“Ryanair” ka kryer më shumë se 109 000 fluturime në total në qershor.  /Ad.Ab./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›