TEL AVIV – Saar: Një shumicë e madhe brenda qeverisë në favor të planit për lirimin e pengjeve në Gazë

TEL AVIV, 2 korrik /ATSH-DPA/- Një shumicë e madhe brenda qeverisë dhe popullsisë është në favor të planit për lirimin e pengjeve, tha sot ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Saar.
“Nëse lind mundësia, nuk duhet humbur!”, shkroi Gideon Saar në X.
Megjithatë, ministri i Sigurisë Kombëtare, i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir është i vendosur të parandalojë marrëveshjen.
Mediet izraelite raportuan se Ben-Gvir kishte kontaktuar ministrin e Financave të ekstremit të djathtë Bezalel Smotrich për të koordinuar qasjen e tyre në këtë çështje.
Të afërmit e pengjeve i kanë kritikuar ashpër dy politikanët. Ben-Gvir kundërshton përfundimin e luftës në Gazë për sa kohë që organizata militante palestineze Hamas nuk mposhtet.
Udhëheqësi i opozitës, Jair Lapid i tha kryeministrit Benjamin Netanyahu se partia e tij do të mbështeste parlamentin për të siguruar që marrëveshja e armëpushimit të mund të zbatohej, pavarësisht rezistencës së Ben-Gvir dhe Smotrich.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi dje se Izraeli kishte rënë dakord me kushtet e nevojshme për një armëpushim 60-ditor në Gazë.
Gjatë kësaj kohe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punonin me të gjitha palët për t’i dhënë fund luftës. Trump i bëri thirrje Hamasit të binte dakord me marrëveshjen.//a.i/