BRUKSEL – Pesëmbëdhjetë vende të BE-së lejohen të devijojnë nga rregullat e rrepta buxhetore

BRUKSEL, 8 korrik /ATSH-DPA/- Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian lejuan të sot 15 vende anëtare të devijojnë nga rregullat e rrepta buxhetore të bllokut – në mënyrë që të marrin borxh shtesë për shpenzimet e mbrojtjes.
Vendet e BE-së janë të detyruara ta ruajnë deficitin e tyre nën 3% të produktit të brendshëm bruto (PBB) dhe raportin e borxhit të tyre nën 60% të PBB-së.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe kërcënimi i saj për sigurinë evropiane i nxiti vendet e BE-së të përmirësojnë aftësitë e tyre mbrojtëse.
Megjithatë, presioni i shtuar për t’u riarmatosur e ka bërë të vështirë për shumë nga 27 vendet anëtare të BE-së të investojnë në mbrojtje duke iu përmbajtur kufizimeve të shpenzimeve të bllokut.
Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Portugalia, Sllovakia dhe Sllovenia – tani u është dhënë mundësia për një devijim nga rregullat.
Gjermania gjithashtu ka aplikuar për përjashtimin, por ende duhet të paraqesë një plan buxhetor afatgjatë në Komisionin Evropian – përpara se të vlerësohet aplikimi i saj.
Sipas rregullit të përjashtimit, vendet mund të shpenzojnë 1,5% shtesë të PBB-së për mbrojtje – pa pasur nevojë të përballen me penalitete. //a.i/