TEL AVIV – Raporti i Izraelit dëshmon përdorimin sistematik të dhunës seksuale nga Hamasi

TEL AVIV, 8 korrik /ATSH-DPA/ – Një raport i publikuar sot nga Izraeli dëshmon prova të hollësishme se Hamasi ka përdorur dhunën e seksualizuar si një “armë taktike lufte” gjatë sulmit të tij, më 7 tetor të vitit 2023 ndaj shtetit izraelit – dhe se një dhunë e tillë është ushtruar edhe ndaj pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.
Raporti i “Projektit Dinah”, një grup ekspertësh ligjorë dhe gjinorë izraelitë, bazohet në dëshmitë e të mbijetuarve të masakrës dhe të pengjeve, si dhe në rezultatet e ekzaminimeve të të vdekurve.
“Ekzistojnë gjithashtu prova të përdhunimit në grup të ndjekur nga ekzekutimi, gjymtimi gjenital dhe poshtërimi publik”, thuhet në raport.
Një raport nga Shoqata e Qendrave të Krizave të Përdhunimit në Izrael (ARCCI) pothuajse një vit e gjysmë më parë trajtoi shkallën e dhunës së seksualizuar gjatë masakrës.
Hamasi ka mohuar vazhdimisht raportet për dhunë sistematike të seksualizuar. //a.i/