HAGË – ICC: Urdhërarreste për liderin suprem të talebanëve dhe kryegjyqtarin e tyre

AMSTERDAM, 8 korrik /ATSH-DPA/ – Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ka lëshuar urdhërarreste për liderin suprem të talebanëve dhe kryegjyqtarin e tyre, duke i akuzuar për persekutimin e vajzave dhe grave në Afganistan.
Gjykata e OKB-së me qendër në Hagë tha se kishte arsye të bazuara për t‘u siguruar se lideri suprem Haibatullah Akhundzada dhe kryegjyqtari Abdul Hakim Haqqani janë përfshirë në dhunë të “sistematizuar” me bazë gjinore që nga marrja e pushtetit nga talebanët në gusht 2021.
“Ndonëse talebanët kanë vendosur rregulla dhe ndalime për gjithë popullsinë, ata në mënyrë të veçantë kanë shënjestruar vajzat dhe gratë për shkak të gjinisë së tyre, duke i privuar nga të drejtat dhe liritë themelore”, thuhet ne deklarate, duke e cilësuar këtë si një krim kundër njerëzimit.
Nën sundimin e talebanëve, grave u ndalohet të ndjekin shkollën pas klasës së gjashtë.
Në dhjetor, islamistët ndaluan gjithashtu që gratë të trajnohen në fushën e mjekësisë, megjithëse disa shkolla vazhdojnë të ofrojnë mësim për vajza më të rritura, në kundërshtim me urdhrin.
Sipas një raporti të publikuar nga OKB-ja në qershor, gati 80% e të gjitha grave nën moshën 30 vjeç janë të përjashtuara nga arsimi apo punësimi nën sundimin e talebanëve. /Ad. Ab./ /a.i/