E Martë, 3 Nëntor 2026

BRUKSEL – Zyrtarët e lartë të BE-së do të marrin pjesë në funeralin e papa Françeskut

BRUKSEL, 22 prill /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa do të marrin pjesë në funeralin e papa Françeskut në Romë, thanë sot zëdhënësit e tyre.

Papa i ndjerë do të varroset të shtunën në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.

“Bota mban zi për vdekjen e papa Françeskut. Ai frymëzoi miliona të tjerë përtej Kishës Katolike, me përulësinë dhe dashurinë e tij të pastër për më pak fat”, tha zëdhënësja e Von der Leyen.

“Mendimet tona janë me të gjithë ata që e ndiejnë këtë humbje të thellë. Le të gjejnë ngushëllim në idenë se trashëgimia e papa Françeskut do të vazhdojë të na udhëheqë të gjithëve drejt një bote më të drejtë, paqësore dhe më dhembshur”, tha ajo.

Flamujt e Bashkimit Evropian në Bruksel u ulën në gjysmështizë në kujtim të papa Françeskut. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›