E Martë, 3 Nëntor 2026

BULLGARI – Paralajmërime për përkeqësim të situatës, pas 200 zjarreve në vend

SOFJE, 11 gusht /ATSH-BTA/ – Kryekomisioneri Alexander Dzhartov, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë, deklaroi sot se situata e zjarreve në vend po bëhet më e ndërlikuar.

“Më shumë se 200 zjarre u raportuan të dielën dhe kushtet si të shtunën ashtu edhe të dielën ishin jashtëzakonisht sfiduese”, tha ai.

“Dje patëm shumë zjarre. Shumica e tyre janë vënë nën kontroll, janë lokalizuar dhe janë shuar”, tha Dzhartov.

Dy aeroplanë suedezë dhe një helikopter i Forcave Ajrore do t’u bashkohen zjarrfikësve në shuarjen e zjarrit mbi fshatin Ilindentsi, Bullgari Jugore, në kufirin me Greqinë, i cili u rindez dje për shkak të temperaturave të larta dhe erës.

Ai shtoi se puna në zonën e Sredetsit, rajoni i Burgasit, vazhdon. Zjarri atje është lokalizuar dhe zona aktualisht po sigurohet.

Zjarri në Sungurlare, Bullgari Juglindore, ende nuk është lokalizuar. Puna e ekipeve të zjarrfikësve vazhdon. Një helikopter është dërguar nga poligoni i Novo Selos, Bullgari Jugore, për të ndihmuar zjarrfikësit./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›