E Diel, 1 Nëntor 2026

Baji: Kriposje e rrugëve në qarkun Kukës, furnizim pa probleme me energji dhe ujë të pijshëm

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Si rezultat i reshjeve të rëna rrugët nacionale dhe ato bashkiake në qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve e ngricave.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Baji tha sot për ATSH-në se “nga subjektet kontraktore të cilat mirëmbajnë rrugët nacionale ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës me kapacitetet e tyre, për pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugëve në ato segmente rrugore, ku ka patur problematika”.

Sipas tij, aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Nga bashkitë e qarkut vijon të punohet maksimalisht për eliminimin e pasojave të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe të borës.

Në territorin e bashkisë Kukës janë të bllokuara rruga për në lagjen Xhafere njësia administrative Topojan, Rruga e Fshatit Lojme njësia administrative Zapod, Fshati Barrë dhe Vërri në njësinë administrative Arrën si dhe rruga Shtan Simon njësia administrative  Malzi.

Prefekti Baji tha se “gjithashtu dëme janë bërë dhe në ura siç janë: Ura e Orgjocit njësia administrative Zapod, Ura Demnik Surroj, Ura e Lojmes, 2 ura në Shëmri në njësinë administrative Malzi. Ndërsa pavarësisht problematikave të përkohshme dhe defekteve në rrjetin e furnizimit me energji elektrike nga grupet e eliminimit të avarive dhe defekteve të OSHEE-së është bërë e mundur riparimi i tyre. Aktualisht i gjithë qarku Kukës furnizohet me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm”.

Komisioni Emergjencave i qarkut Kukës po ndjek situatën në vazhdim.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›