E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – BE kërcënon me sanksione më të ashpra Iranin për shkak të shtypjes brutale të protestave

BRUKSEL, 12 janar /ATSH-ANSA/ – Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, po përgatitet të vendosë sanksione të reja kundër Iranit ku janë vrarë qindra njerëz që nga shpërthimi i protestave gati dy javë më parë.

“BE-ja tashmë ka sanksione të gjera në fuqi ndaj Iranit – ndaj atyre që janë përgjegjës për abuzimet e të drejtave të njeriut, aktivitetet e përhapjes bërthamore dhe mbështetjen e Teheranit për luftën e Rusisë në Ukrainë – dhe unë jam e përgatitur të propozoj sanksione shtesë në përgjigje të shtypjes brutale të regjimit ndaj protestuesve”, tha Kallas.

Propozimi shënon përgjigjen më të fortë deri më tani nga një zyrtar i BE-së ndaj goditjes së përgjakshme të Iranit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha gjatë fundjavës se Brukseli po “monitoronte situatën, ndërsa presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, shkroi në X se “Evropa duhet ta kuptojë detyrën e saj dhe nevojën për të vepruar”.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›