E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balla takim me arqipeshkvin Doda: Komuniteti katolik, shtyllë e rëndësishme e identitetit kombëtar

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me arqipeshkvin metropolit të Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla i ka cilësuar gjithmonë të dobishme bisedat me përfaqësuesin e lartë të Kishës Katolike në vend.

Balla tha se komuniteti katolik shqiptar është një shtyllë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe shpirtëror.

“Me shekuj, kisha katolike ka dhënë një kontribut të çmuar në arsim, kulturë dhe përhapjen e vlerave të paqes, dashurisë dhe solidaritetit. Falë edhe përkushtimit të saj dhe komuniteteve të tjera sot Shqipëria është një shembull i harmonisë fetare dhe bashkëjetesës vëllazërore mes besimeve”, tha Balla.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›