MADAGASKAR – Ushtria merr pushtetin pas protestave kundër presidentit, Andry Rajoelina

NAIROBI, 14 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria e Madagaskarit njoftoi sot se ka marrë pushtetin pas protestave kundër presidentit në arrati, Andry Rajoelina.
“Kushtetuta është pezulluar dhe është krijuar një këshill presidencial i përbërë nga anëtarë të ushtrisë dhe xhandarmërisë”, njoftoi një oficer nga njësia e forcave speciale CAPSAT përpara pallatit presidencial në kryeqytetin, Antananarivo.
Madagaskari është tronditur nga disa javë protestash të udhëhequra nga të rinjtë – për shkak të rritjes së kostove të jetesës dhe mungesës së mundësive.
Rajoelina – vendndodhja e të cilit nuk dihet ende – njoftoi sot në mëngjes në X se kishte shpërndarë Asamblenë Kombëtare të vendit ishullor me dekret për të “rivendosur rendin”.
Vendimi i tij erdhi ndërsa opozita diskutoi fillimin e procedurave të shkarkimit kundër tij. //a.i/