E Martë, 3 Nëntor 2026

Bankat refuzuan 27% të aplikimeve për kredi

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Bankat tregtare në vend refuzuan rreth 27% të aplikimeve për kredi, në gjysmën e dytë të vitit 2024.

Krahasuar me 6-mujorin e parë norma e refuzimit është rritur me 2,3% dhe 6,7% me bazë vjetore, ku rritja ka qenë më e theksuar tek individët.

Sipas të dhënave nga BSH-ja, në 6-mujorin e dytë 2024 u regjistruan 75 530 aplikime për kredi pranë 11 bankave tregtare, nga të cilat 91% (ose 68 881 aplikime) i përkasin sektorit të individëve dhe pjesa tjetër janë nga sektori i biznesit.

Nga totali e aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat, ka shënuar rritje me 4,3% krahasuar me 6-mujorin e parë dhe me 12,1% krahasuar me një vit më parë.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›