E Martë, 3 Nëntor 2026

Dhoma e Noterisë, Kadastra dhe AZHT marrëveshje bashkëpunimi, Goxhobelli: Modernizojmë çdo aspekt të shërbimit kadastral

TIRANË, 28 prill/ATSH/ Në Asamblenë Kombëtare të Noterëve u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Dhomës së Noterisë, Kadastrës dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë, për më shumë transparencë dhe siguri juridike në shërbim të qytetarëve.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se institucioni që ai drejton mbetet i angazhuar për të mbështetur noterinë dhe garantuar shërbime më cilësore dhe më të sigurta për qytetarët.

Ndërsa drejtoresha e përgjithshme e ASHK, Lorena Goxhobelli u shpreh se noterët kanë qenë dhe mbeten partnerë të çmuar në garantimin e sigurisë juridike të pronës.

Goxhobelli, theksoi angazhimin e institucionit për të modernizuar çdo aspekt të shërbimit kadastral, për të përmirësuar eksperiencën e qytetarëve dhe për të ndërtuar një sistem më të shpejtë, më të sigurt dhe më transparent.

“Bashkëpunimi me profesionistët e fushës është thelbësor për të çuar përpara reformën që garanton të ardhmen e pronës në Shqipëri”, nënvizoi Goxhobelli.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›