Bardhi: Raporti më i zi i BE për Shqipërinë, 10 gjetjet ndëshkuese për qeverinë e Ramës

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi liston gjetjet e RaportProgresit të KE për Shqipërinë. Komisioni Europian skanon keqqeveriesjen e Edi Ramës, raporti më i zi në gjitha vitet e vlerësimit, theksoi Bardhi në një postim në rrjetet sociale.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI/ Raporti i Komisionit Europian 2026 për Shqipërinë, në mënyrë të përmbledhur:
Evidenton mosfunksionimin demokratik të Parlamentit dhe cenimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.Evidenton se korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë reale për Shqipërinë.Evidenton shkeljen e parimit të barazisë përpara ligjit në çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.Evidenton moszbatimin nga shumica parlamentare të disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.Evidenton nevojën për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, që është urgjentisht e nevojshme, veçanërisht në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.Evidenton se reforma territoriale dhe administrative në zhvillim, e shoqëruar me një tendencë drejt ricentralizimit, ka krijuar pasiguri për njësitë e vetëqeverisjes vendore.Evidenton kapjen e shtetit nga partia në pushtet, përmes politizimit të të gjitha emërimeve në institucioneve e pavarura kushtetuese dhe ligjore.Evidenton se Avokati i Popullit u zgjodh vetëm me votat e shumicës qeverisëse, duke thyer traditën e konsoliduar të konsensusit ndërpartiak.Evidenton që Qeveria ka ndërmarrë nisma ligjore që nuk përputhen me acquis-in e BE-së dhe standardet europiane, përfshirë miratimin e një ndryshimi në ligjin për portet turistike.- Evidenton nevojën për forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. a.b