E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Këlliçi: Rama e bëri Shqipërinë me “Regres Raport”

PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi vlerësimin si më të lartin e arritur ndonjëherë.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi e ka quajtur raportin një “Regres Raport”, duke akuzuar qeverinë për pengim të drejtësisë, abuzime me tenderat publikë dhe mungesë llogaridhënieje.

Sipas tij, raporti evidenton shqetësime për mbrojtjen e Belinda Ballukut në Kuvend dhe pengimin e hetimeve ndaj saj, si dhe për refuzimin e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

Këlliçi përmend gjithashtu kritikat për lirinë e medias dhe fondet e programit IPARD III, të cilat, sipas tij, nuk do të përfitohen sërish nga Shqipëria për shkak të mungesës së garancive për administrimin e tyre.

“Këto janë vetëm disa nga ‘vlerësimet’ e Komisionit për Edi Ramën e qeverisjen e tij, ku qartazi del se ai është pengesa kryesore e integrimit të vendit tonë”, shkruan nënkryetari i PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›