E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkia Elbasan rikonstrukton fasadat e pallateve me sistem kapot

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Në kuadër të programit për eficiencën e energjisë dhe përmirësimin estetik të hapësirave urbane, ka nisur puna për rikonstruksionin e fasadave në bllokun e pallateve të lagjes “28 Nëntori”, në Elbasan.

Ky investim po realizohet falë bashkëpunimit mes bashkisë Elbasan dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), si pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e fasadave me sistem kapot.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, gjatë inspektimit të punimeve theksoi rëndësinë e këtij investimi për cilësinë e jetës së banorëve dhe për transformimin urban të qytetit.

“Angazhimi ynë është i qartë, të gjithë pallatet e qytetit do të kalojnë në sistemin kapot, për të garantuar kursim të energjisë, izolim termik dhe akustik më të mirë, si dhe një pamje moderne e unifikuar për çdo lagje të Elbasanit”, u shpreh Llatja.

Sistemi kapot, përveç përfitimeve estetike, ndihmon në uljen deri në 30% të konsumit të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në kursimet familjare dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Bashkia Elbasan tha se politikat e qëndrueshme që ajo po zbaton, synojnë jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës së banesave, por edhe krijimin e një qyteti më të gjelbër, më të kursyer dhe më të bukur për të gjithë banorët.

1 nga 8

/a.f//r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›