E Martë, 3 Nëntor 2026

Beci me Task Forcën në Velipojë, aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ishe sot në plazhin e Velipojës për të ndjekur aksionin që ka nisur prej ditës së hënë për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet dhe ndërtimet pa leje.

Beci së bashku Drejtorin e Policisë Shkodër, Fatmir Lleshi, dhe drejtues të policisë kufitare u takuan me pushues në plazhet publiket, nga ku morën edhe mesazhe pozitive për punët e mira që po realizohen nga bashkia e Shkodrës.

Në Velipojë po vijon ndërhyrja e Bashkisë Shkodër për lirimin e hapësirave të dedikuara për plazhet publike dhe sistemimin e të gjitha zonave për pushuesit në plazh.

Me urdhër të kryetarit të Bashkisë Shkodër, që prej ditës së hënë është ngritur një Task Forcë mes Policisë Bashkiake, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Kjo strukturë ka si qëllim lirimin e hapësirave për pushuesit, rritjen e cilësisë së shërbimeve në zonat publike përgjatë pedonales dhe shëtitores së plazhit, si dhe evidentimin e të gjitha objekteve që nuk disponojnë leje për ushtrimin e aktivitetit në plazhin e Velipojës.

Rreth 40 kilometra nga Shkodra, Velipoja është qendra kryesore turistike e Bashkisë Shkodër, ku gjatë fundjavave numri i pushuesve arrin në më shumë se 100 mijë vizitorë.

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci dhe Task Forca në Velipojë për lirmin e hapësirave publike 1 nga 14

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›