E Martë, 3 Nëntor 2026

Krasniqi në Varshavë: Aktet rregullatore europiane, mjeti për forcimin e një audience të përgjegjshme

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka zhvilluar një takim pune në Poloni, Varshavë me homologun Maciej Swirski dhe Anëtarët e Këshillit të Lartë të Radios dhe Televizionit të Polonisë.

Kryetarja e AMA-së thotë se me rregullatorin polak ekziston një Memorandum Bashkëpunimi që i ka forcuar lidhjet dhe shkëmbimet e eksperiencave mes nesh.

Gjatë këtij takimi pune, sipas Krasniqit u diskutuan sfidat aktuale të tregut mediatik. Po ashtu u diskutuan edhe aktet rregullatore europiane, procesi i Edukimit Mediatik, si mjeti i duhur për forcimin e një audience të përgjegjshme dhe të përgatitur për qasje kritike në përmbajtjet mediatike.

“Iu përgjigja interesit të tyre mbi transpozimet ligjore që Autoriteti ka bërë me legjislacionin e BE, ndryshimet që po bëjmë gati në kuadër të zbatimit të Aktit të Shërbimeve Digjitale, DSA, dhe Aktit të Lirisë së Medias, EMFA dhe të tjerë hapa të rëndësishëm për rregullimin e mëtejshëm të tregut audio dhe audioviziv”, tha Krasniqi, ndërsa cilësoi se u lanë të hapura rrugët e reja të bashkëpunimit për shkëmbin eksperiencash dhe ekspertizash të nevojshme për punën, si dhe u ra dakord për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

Nga takimi i punës së kreut të AMA-s në Varshavë 1 nga 11

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›