E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bergner viziton shkollën verore arkeologjike në Pogradec

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner vizitoi javën e shkuar një shkollë verore arkeologjike në Pogradec me studentë dhe staf pedagogjik nga Shqipëria, Gjermania, SHBA, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Kina.

Ambasada gjermane në Tiranë vuri theksin tek angazhimi dhe entuziazmi i pjesëmarrësve që ishin mbresëlënës.

Njëkohësisht, Ambasada thekson se, shkolla është një shembull i bukur se si bashkëpunimi shkencor mund të kontribuojë në mirëkuptimin mes popujve.

Në periudhën e Neolitit (që është tema e shkollës verore), kufijtë nuk kishin aspak rëndësi; akoma më shumë kishin rrjetet tregtare ndërkufitare (shpeshherë me mijëra kilometra).

Gjetjet nga gërmimet dëshmojnë në mënyrë mbresëlënëse se çfarë roli të rëndësishëm ka pasur pellgu i Korçës që në periudhën e Neolitit.

Shkolla verore është një bashkëpunim mes Universitetit të Këlnit, Universitetit të Tiranës, Universitetit Goce Delčev të Shtipit (Maqedonia e Veriut) dhe Institutit të Arkeologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ajo mbështet punën e “Korça Regional Neolithic Project”, një bashkëpunim mes Institutit të Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Universitetit të Këlnit dhe University at Buffalo.

1 nga 5

/gj.m/r.e//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›