E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Jam per heqjen e imunitetit

Berisha eshte shprehur pro heqjes se imunitetit te deputetit per ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ne nje konference per mediat, kreu i mazhorances nuk ka munguar te rishprehe edhe njehere vullnetin e tij per t'i hapur rruge Prokurorise se Pergjithshme per hetimin e cdo ceshtjeje tjeter qe nuk ka te beje me ato politike."Lidhur me ceshtjen e imunitetit dhe Prokurorise se Pergjithshme, une ju garantoj se i qendrojme plotesisht divizes se hapjes rruge te hetimit nga Prokuroria shqiptare per cdo ceshtje tjeter, pervecse atyre politike. Ceshtje politike jo, sepse keshtu e ka gjithe bota e lire; deklaratat politike te deputeteve nuk mund te hetohen", ka qene deklarata e djeshme e kreut te qeverise, Berisha, ne pergjigje te interesimit te gazetareve ne lidhje me qendrimin e tij ndaj kerkeses se Prokurorise per heqjen e imunitetit te Mediut. Cka do te thote se votat e deputeteve te partise me te madhe ne qeverisje, PD-se do te jene te gjitha ne favor te heqjes se imunitetit te deputetit per kryetarin republikan, i cili pritet te hetohet per tragjedine e Gerdecit, si ish-minister i Mbrojtjes. Por, Berisha nuk ka munguar qe t'i rikthehet edhe njehere nismes parlamentare te mazhorances per kufizimin e imunitetit te deputetit, draft i cili ka marre dhe miratimin e Komisionit te Venecias, por me kusht qe te miratohet me nje shumice te cilesuar prej 84 votash, qe arrin dhe konsensusin e mundshem mes paleve. "Dua t'ju informoj se kohet e fundit nje delegacion i parlamentit tone ishte ne Shtetet e Bashkuara dhe nga takimet atje, atyre ju kerkuan ne menyre te prere, pikerisht kjo qe po diskutojme, kufizimi i imunitetit. Nuk kane imunitet kongresmenet dhe senatoret amerikane", ka deklaruar Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›