E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Ligji penalizon pronaret e vendoret

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, pasi shqyrtoi ligjin per Legalizimet e kthehu me argumentin se binte ndesh me Kushtetuten. Dhe konkretisht, sipas kreut te shtetit, nje ligj i tille penalizonte pikesepari ish-pronaret, demshperblimi i te cileve shtyhej ne nje afat te pacaktuar. Nderkohe qe, Topi nuk ka munguar te shprehe dhe pakenaqesine e tij ne lidhje me veshjen me kompetenca me teper se parashikonte ligji te ALUIZNI-t, agjenci ne varesi te qeverise, duke ia hequr keto kompetenca, sidomos per percaktimin e titujve te pronesise pushtetit vendor. I cili nepermjet KRRT-ve vendore percaktonte zonen informale dhe jepte lejet e legalizimit. Kreu i shtetit nuk ka munguar te paralajmeroje edhe njehere se do te ishte ne te mire te zhvillimeve ne vend qe nje ligj i tille te rishqyrtohej me pergjegjesi nga ana e ligjveneseve. Per me teper qe ky ligj eshte miratuar me 52 vota, pakice kjo e konsiderueshme per nje ndryshim kaq te rendesishem, qe kishte te bente me ceshtjen e legalizimeve dhe te zgjidhjes se problemit te pronareve te rinj dhe te vjeter. Ky ligj pritet te rishqyrtohet ne Kuvend dhe me pas te marre firmen e Presidentit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›