Blushi: Do të ndërhyjmë me Paketën e Dhembshurisë brenda 100 ditëve të para

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi zhvilloi sot një takim me banorë të njësisë nr.9 në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se ndodhet pranë qytetarëve “për t’u prezantuar programin e shkëlqyer të “Shqipërisë Madhështore””.
Blushi shkruan se “do të ndërhyjmë me vullnet dhe energji me Paketën e Dhembshurisë brenda 100 ditëve të para: 200 euro minimumi jetik; 500 euro rroga minimale; 1200 euro rroga mesatare; rritje 20% e pensioneve; ulje e çmimit të energjisë në 7 cent/kilovat”.
“Së bashku sjellim ndryshimin që i duhet Shqipërisë!”, nënvizon Blushi ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. /j.p/