E Martë, 3 Nëntor 2026

Shehaj: Zgjedhjet e 11 majit, moment historik për Shqipërinë

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Pas takimeve në Shkodër, Lezhë e Durrës, turi elektoral i Partisë Mundësia iu drejtua qytetit të Fierit, dhe rrugës kreu i kësaj parti, Agron Shehaj bëri një deklaratë për partitë e vjetra.

Në autobusin elektoral, Agron Shehaj u shpreh se zgjedhjet e 11 majit do të jenë të fundit ku garojnë partitë e vjetra siç kanë qenë deri tani, pasi shqiptarët duan të sjellin ndryshimin me votë në Shqipëri, dhe drejtësia njëkohësisht po lufton pandëshkueshmërinë.

“Unë pavarësisht se çfarë duan t’u tregojnë qytetarëve jam i bindur që këto zgjedhje do jenë zgjedhjet e fundit për partitë politike kështu siç edhe ne i njohim. Këto janë zgjedhjet e fundit. Kështu që për të gjithë ata që u thonë shqiptarëve që do zgjidhni mes të vjetrës dhe të vjetrës, këto do jenë zgjedhjet e fundit për partitë e vjetra kështu siç i njohim ne, koha po vjen, ky është një moment historik për Shqipërinë, më në fund drejtësia po vepron dhe po merr fund pandëshkueshmëria në këtë vend e po çlirohen qytetarët shqiptarë nga grabitqarët që i kanë penguar në këto 34 vjet”, u shpreh Agron Shehaj.

Pas Fierit, autobusi elektoral i Partisë Mundësia do të ndalet në Selenicë, Himarë e në fund në Sarandë. /j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›