E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës jo më shumë se 176 lekë/litër

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Bordi i Transparencës miratoi sot çmimet e reja të karburanteve në tregun vendas.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 17 qershor 2026, çmimi maksimal i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 176 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë në 164 lekë për litër.

Për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 166 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë 154 lekë për litër.

Çmimet e reja hynë në fuqi sot, më 17 qershor, në orën 13:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të reflektohen ndryshimet e mëtejshme të tregut.

Bordi u ka rikujtuar operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve detyrimin për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar masa administrative në rast të shkeljeve.

Sipas njoftimit zyrtar, operatorët që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara rrezikojnë pezullimin e aktivitetit.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›