E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbikalimi i ri në autostradën Tiranë-Durrës, IKMT shemb karburantin në Kashar

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë në zonën e mbikalimit të Kasharit, në kuadër të projektit për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës.

Sipas njoftimit të IKMT-së, është prishur një objekt biznesi karburant, duke i hapur rrugë kantierit të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri në këtë segment me rëndësi të veçantë për qarkullimin rrugor.

IKMT bën të ditur se, kjo ndërhyrje mbështet realizimin e investimit publik që synon zgjerimin dhe modernizimin e autostradës Tiranë-Durrës, një nga akset më të rëndësishme të transportit në vend. Investimi  synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore, rritjen e sigurisë së lëvizjes dhe lehtësimin e trafikut në hyrje-daljet e kryeqytetit.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›