E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace dhe Deda rezervandaj Asamblese ne Vlore

Asambleja e PS e mbajtur sot ne Vlore ka sjell edhe reagime negative nga deputet te PS. Ne perfundim te Asamblese te PS reagon nga Facebook Erion Brace

Eumlshte krijuar nje peshtjellim i madh mbi delegimin e anetareve te Kryesise se PS neper qarqe apo me ngushte neper KZAZ zona zgjedhore.

Peshtjellimi eshte krijuar per shkak te nxjerrjes se qellimte te emrave ne media referuar nje projekti qe nuk ka marre ne asnje germe edhe miratimin tim-te pakten.

Per te gjithe ata miq qe po me shkruajne ne celular apo ketu ne inbox ne pamundesi per tiu kthyer nje pergjigje te personalizuar dua te sqaroj

Une nuk jam i Deleguar i kryesise se PS ne disa KZAZ ne Devoll dhe Korce
Une jam deputet i Partise Socialiste ne Kuvendin e Shqiperise ne rrethin e Beratit
E gjitha ne respekt te mandatit te marre nga socialistet e populli ne kete rreth
Ju kam thene
Une nuk kam nevoje per ofiqe ne parti apo kudo gjetke
Per ofiqe nuk tradhetoj e nuk braktis asnje socialist apo qytetar ne te 11 deget e ps apo njesite administrative ne Berat 3 deget e PS apo njesite administrative ne Kucove

Ky nuk ka qene premtim parazgjedhor por nje qendrim politik e moral i ndertuar e pjekur bashke me secilin prej jush

Prej sot angazhimi im politik e publik do jete
Beteja deri ne voten e fundit me Sali Berishen dhe regjimin e tij ne kuvend

Perfaqesimi dhe puna per e me cdo beratas e kucovar atje ku ata jetojne ne funksion te Kesaj beteje mbi te gjitha per te ndryshuar jeten e tyre

Ky eshte borxhi qe ju kam une socialisteve ofiqet le ti mbajne ata qe rrojne per to

REAGIMI I DEDES
Pershendetje miq. Sapo dolem nga Asambleja Kombetare e PS. Sot ne kete mbledhje me keqardhje u zhgenjyen socialistet e Vlores. Mendim te cilin une bashke me strukturat drejtuese do ta japim dhe publikisht. Te deleguarit e AK te caktuar ne rrethin e Vlores 5 prej tyre jane jo banues ne rrethin tone. Por akoma me keq eshte sepse qellimi qe mendohet se ata jane derguar nuk i sherben punes. Nuk mund te zgjidhen problemet me individe te cilet vota e popullit nuk u ka dhene besimin ashtu si edhe anetaresia e rrethit i njeh si mbartes te konflikteve. Po keshtu kryesia e PS hoqi si te deleguar nga qarku jone Arben Isarain. Deri me sot PS e Vlores ne te gjitha zgjedhjet ka marre rezultatet me te larta si asnjehere tjeter. Nuk e kuptoj sepse nje kthese e tille. Duke filluar nga neser ne seli do te fillojme nje bashkebisedim per te perballuar bashke si PS e rrethit te gjithe problematiken sepse eshte anetaresia qe vendos per cdo gje. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›