Broja kërkohet nga dy klube të Bundesligës gjermane

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja është vënë në qendër të merkatos verore.
Sulmuesi do të rikthehet tek Chelsea, pasi i ka përfunduar huazimi tek Everton, por te londinezët nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë. Shqiptari nuk bën pjesë në planet e stafit teknik dhe për këtë arsye duhet të gjejë një ekip të ri.
Ndërkohë interes për 23-vjeçarin kanë shfaqur dy klube të Bundesligës gjermane.
Sipas “Sky Sports DE”, Leipzig dhe Wolfsburg kanë treguar interes konkret dhe mund të bëjnë një ofertë te Chelsea.
“Armando Broja – një lojtar që duhet ndjekur gjatë meraktos verore! Ai ka marrë disa kërkesa nga Bundesliga. Shumë klube kanë treguar interes dhe një transferim është planifikuar. RB Leipzig dhe VfL Wolfsburg po e monitorojnë nga afër sulmuesin 23-vjeçar. Ai ka kontratë me Chelsea FC deri në vitin 2028. Vlerësimi aktual i çmimit: 20 milionë euro”, shkruan gazetari gjerman Florian Plettenberg. /gj.m/j.p/
🚨🔎 Armando #Broja – one to watch for the summer transfer window!
He has received several enquiries from the Bundesliga. Many clubs have shown interest, and a move is planned.
RB Leipzig and VfL Wolfsburg are closely monitoring the 23 y/o striker. He is under contract with… pic.twitter.com/iFnoULb7xc
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 10, 2025