E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e importit bien lehtë në tremujorin e parë

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Çmimet e mallrave të importuara shënuan ulje të lehtë gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT-i, Indeksi i Çmimeve të Importit ra me 0,2%.

Rënia më e dukshme është shënuar në sektorin e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar, ku çmimet kanë rënë me 2,4%.

Gjithashtu, ulje e lehtë është regjistruar edhe në industrinë nxjerrëse, me 0,3%, si dhe në industrinë përpunuese, ku çmimet ranë me 0,1%.

Në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2025, indeksi i çmimeve të importit ka shënuar një rritje të lehtë.

Ndërkohë, një vit më parë ndryshimi vjetor ishte -0,4%.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›